Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta takoi përfaqësueset e Sektorit të Femrës Muslimane që funksionon në suaza të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit.
Qëllimi i vizitës ishte organizimi i ndërmarrë nga Sektori i Femrës Muslimane me rastin e festës së Kurban Bajramit i cili do të mbahet më 25 Shtator në sheshin e qytetit në Gostivar.
Pasi organizimi parashikon disa aktivitete siç është ndarja e ëmbëlsirave dhe dhuratave për fëmijë si dhe sjellja e trenit për shëtitjen e fëmijëve nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, gjë që ndodh për herë të parë, kërkesa e tyre ishte mbështetja financiare nga ana e Komunës së Gostivarit.
Kjo kërkesë hasin në mbështetje të plotë nga ana e kryetarit Nevzat Bejta, i cili përgëzoi drejtueset e Sektorit të Femrës Muslimane për iniciativën e ndërmarrë, duke e vlerësuar si shumë të dobishme për të gëzuar fëmijët e qytetit me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.
Përfaqësueset e Sektorit të Femrës Muslimane shpreh falënderim për kryetarin Nevzat Bejta i cili ashtu sikurse çdo herë tjetër gjeti mirëkuptim dhe ofroi ndihmën institucionale për organizimin e aktiviteteve të tilla kulturore dhe fetare.