Mbyllet rrethimi në Aleppo: “a është ky civilizimi” pyesin banorët e bombarduar si të ishin në ferr

Banorët në zonën e kontrolluar nga kryengritësit në lindje të Aleppos përshkruajnë skenat e shkatërrimit pas dy netëve bombardimesh të fuqishme që përjetoi qyteti, me nisjen e ofensivës ë trupave qeveritare që shënoi edhe rënien përfundimtare të marrëveshjes së armëpushimit. Aktivistët thanë se avionët luftarakë rusë dhe sirianë sulmuan qytetin vetëm orë nga njoftimi për nisjen e një ofenesive masive të qeverisë.

Vetëm të premten u shënuan  91 vdekje në provincë, por aktivistët thanë se shifra është me gjasa shumë më e madhe pasi trupat e viktimave kanë mbetur nën rrënoja.

Nga një sulm në një qytet në perëndim të Aleppos, të quajtur Bashqateen, u vranë 15 anëtarë të një familjeje që ishte strehuar në një ndërtesë ku qëndronin njerëz të zhvendosur nga luftimet.

Aktivistët raportojnë për ngjarje të tmerrshme nga këto ditë bombardimesh nga regjimi sirian. Kështu, në ditën e dytë të bombardimeve, tre vendndodhje për trajtim mjekësor dhe dy qendra që i përkisnin Helmetave të Bardhë, një grup vullnetar ndihme, u goditën nga një sulm ajror që shkatërroi mjetet e tyre, ndërpreu qarkullimin në qytet dhe la mjaft viktima nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Helmetat e Bardha thanë se më shumë se 40 ndërtesa u shkatërruan nga sulmi.

Aktivistët postuan në në rrjetet sociale imazhe të kratereve gjigande të krijuara, sipas tyre, në momentet e para kur avionët luftarakë hodhën bomba që shpërthejnë edhe fortifikatat – një pretendim që nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. siri 2

“A jetojmë në epokën e teknologjisë dhe civilizimit”, citon gazeta londineze “The Guardian” një banor të lindjes së Aleppos. “A është ky civilizimi rus dhe demokracia? Të vrasësh fëmijë, gra dhe të moshuar?”.

Ushtria siriane njoftoi ofensivën e saj në mbrëmjen e së enjtes pasi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takpo homologun rus, Sergei Lavrov, dhe ministra të tjerë të jashtëm në anekset e samitit të OKB-së në Nju Jork, me shpresën e pafuqishme për të rikthyer armëpushimin njëjavor që mori fund të hënën e kaluar.

Kerry dhe Lavrov u takuan sërish të premten, por ata bënë shumë pak progres për një armëpushim.  Kjo u duk qartë nga deklaratat e dy kryediplomatëve, kur Lavrov i pyetur për mundësinë e rivendosjes së armëpushimit në Siri deklaroi ftohtë: Pyesni amerikanët!.

siri 3

Aleppo, dikur kryeqyteti tregtar i Sirisë, është i ndarë në dy seksione një e kontrolluar nga qeveria dhe një tjetër në lindje, nën kontrollin e kryengritësve. Pjesa lindore ka qenë në rrethim prej dy muajsh, me një popullsi rreth 250 mijë njerëz që mbeten në kushte dramatike e me nevojë urgjente për ndihma humanitare.

Në një ilustrim tronditës të sfidave me të cilat përballen ekipet e shpëtimit në terren, dolën edhe edhe planet e një vajze që nxirrej nga rrënojat e një ndërtese dhe që merrej me nxitim për mjekim. Pesëvjeçarja Raëan Aloësh mund të dëgjohej duke rënkuar në videon e postuar online, dhe të transmetuar nga Sky Neës prej lagjes

Bab al-Nairab në Aleppo.

Më pas, u publikuan pamje të Raëan në spital, tashmë jashtë rrezikut për jetën. As prindërit dhe as katër  motrat e vëllezërit e saj raportohet se nuk i mbijetuan sulmit.

Mjekët në lindje të Aleppos flasin për dëshpërimin e tyre në drejtim të përpjekjeve ndërkombëtare për të lehtësuar vuajtjet dhe shprehin  zemërim ndaj sulmeve të vazhdueshme mbi popullsinë.

Bara’a, infermiere në një spital të cilit mjekët i referohen me emrin e koduar M2 për të fshehur vendndodhjen, tha se ka qenë dëshmitare e sjelljes së disa fëmijëve me plagë të rënda.

“Është kaq e trishtueshme”, tha ajo. “Sulmet dhe masakrat nuk ndalen. Bombardimet, rrethimi, mungesa e strehimit, lodhja përtej rikuperimit, frika, mungesa e burimeve njerëzore. Heshtja e botës po na vret.

Zemërimi ka mbushur të gjithë ata që kanë mbetur në këtë qytet rrënojash. Shumë nga të plagosurit janë fëmijë dhe, kur i sheh në sy, ata qajnë dhe thonë se nuk u ka mbetur asgjë. Mallkuar kjo drejtësi. Ata humbin gjymtyrët dhe bëhen të paaftë për jetë, dhe i vetmi mëkat i tyre është se janë fëmijë të Sirisë.

Ata e kanë varrosur fëmijërinë dhe pafajësinë e tyre, janë të pastrehë në vendin e vet dhe gjithçka që ne marrim si mbështetje janë fjalët dhe premtimet nga jashtë. Zoti e ndëshkoftë njerëzimin nëse ai është bërë kështu si e shohim”.

Aktivistët pretendojnë se qeveria dhe aleatët e saj rusë kanë shfryëtzuar fosforin dhe municionet e mbushura me copëza metalike sikundër dhe bombat me vakuum. Është e paqartë nëse forcat qeveritare do të nisin sulmin nga toka drejt bastioneve  të kryengritësve, mirëpo bombardimi i dendur, sipas ekspertëve, është shenjë e sigurtë e një ofensive në terren.siri 1

Ka të dhëna edhe për rigrupim forcash qeveritare në terren. Sipas një aktivisti, prej muajsh milicitë Shiite po mblidhen pranë aeroportit. Ata janë kryesisht irakianë, dhe kanë mbërritur në këtë vend në numra të mëdhenj gjatë korrikut. Ka me mijëra prej tyre.

“Ata kryejnë luftimet, iranianët japin urdhëra dhe ushtria siriane u vjen nga pas. Të gjitha shtigjet lindore për në qytet janë shkatërruar. Dhe bombardimet kanë qenë çmendurake. Rrënojat janë kudo. Ata po hedhin të gjitha llojet e bombave që kanë. Ata po bëhen gati të na pushtojnë”.

Një burim i ushtrisë siriane tha për agjencinë  “France-Presse” se koha e ndërhyrjes nga toka do të varet “nga rezultatet e sulmeve ajrore dhe situata në terren”.

Aktivistët thonë se qeveria e Bashar al-Assad bombardoi, gjithashtu, edhe një nga burimet e furnizimit me ujë, në një lëvizje të hapur për të marrë nën kontroll lagjet e kryengritësve. “Kemi nevojë për një mrekulli që të na shpëtojë nga vdekja e pashmangshme”, tha një doktor në qytet.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Artikulli paraprakKomuna e Graçanicës me logo të kundërligjshme
Artikulli vijuesKosovë, BIK: Xhaminë e Ibrit do ta rindërtojmë, herët a vonë!