Komuna e Prishtinës fillon fazën e tretë të dezinsektimit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Përgjatë kësaj kohe, komuna ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, të cilët i ka lutur që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, në mënyrë që të mos futen insektet brenda, dhe gjithashtu t’u shmangen sa më shumë daljeve nëpër hapësirat ku është duke u bërë dezinsektimi, së paku për një orë.

Në këtë drejtim, komuna apelon te shoqatat e bletarëve dhe bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe./Insajderi

Artikulli paraprakBulliqi kërkon ballafaqim publik me ekspertë për demarkacionin
Artikulli vijuesBajrami shënon një fillim të ri për myslimanët britanikë, pas Brexit