“Gazetarë para-historik” e jo “Hoxhallarë para historik”! Gjatë ditës nuk pata kohë të shfletoja lajmet ditore, por dikur pas namazit të jatcisë fillova të shohë se çka ka bërë vaki! Kur pa prit e pa kujtuar u ndesha me “zërin” (http://www.zeri.info/artikulli/17856/hoxhallare-para-historik-video) me një titull vërtetë parahistorik: “Hoxhallarë para-historik”. Me vete thashë, hajmedet çka pas ka “shkretu” Enis Rama. Lexova shkrimin e gazetarit, pastaj, dëgjova nga kureshtja videon në fjalë. Aty për aty thashë qenka e kundërta, pasmi të bëjmë me gazetarë para-historik. Të nderuar imanli! Unë kam vendosur që “Zërit” tua dërgoj një mirënjohje dhe falënderim special. (Ju lutem mos më paragjykoni, këtë njëmend e kamë.) Kësaj gazete dhe gazetarëve të sajë, ja vlen një përshëndetje për mënyrën që kanë zgjedhur për ta fyer Islamin dhe myslimanët duke i etiketuar hoxhallarët. Ata më këso veprimesh, vërtetë po i shërbejnë Islamit. Unë, personalisht nuk pres prej këtyre që të ndajnë një hapësirë për temat Islame. Ata këtë nuk e bëjnë dhe nuk lejojnë. Por, mjafton që të kundërtën që po e bëjnë. Padyshim që edhe kjo është e shëndetshme. Këto sjellje dhe veprime të gazetarëve po ndikojnë duke tërhequr vëmendjen edhe të atyre që nuk janë të njohur me Islamin. Padyshim që kemi njerëz racional dhe më nuk po dëshirojnë të jetojnë në ndikimin e gazetave dhe gazetarëve para-historike. Në momentin kur po njihen me të vërtetën, po e përqafojnë. Kush e ka bë mend, që gazetat me shkrime antiIslame janë sebep për t’u shtrirë e vërteta Islame edhe tek xhematet e saja. Për këtë duhet falënderuar Allahun e Lartësuar. Dhe mirënjohje të veçantë për “zerin”. Ju lutem, herë pas here vazhdoni të bëni këso veprime, se janë të shëndetshme, edhe pse ju e mendoni të kundërtën. Ulvi Fejzullahu/kohaislame
You Might also Like
Kosovë-Shqipëri, më datë 3 qershor mbahet mbledhja e dy qeverive
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bëri të ditur sot se “mbledhja e përbashkët e qeverive…
By
Redaksia
2 Min Read
Hoxha i cili nxiti shkollimin e vajzave në vitin 1955
“Për shkollë mos me i ngu prindërit nuk është haram”, është fjalia që hoxhë Rifat…
By
Redaksia
3 Min Read
Beqaj emërohet ministër i Financave, Ismajli i Zhvillimit Ekonomik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë Besim Beqajn,…
By
Redaksia
1 Min Read
INPO: Komunat po digjen, Qeveria hesht
Iniciativa për Progres – INPO, shpreh shqetësimin e saj lidhur me situatën e krijuar nga…
By
Redaksia
3 Min Read
Kuçi mohon se ka gisht në zgjedhjet në UP
Është folur se zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë dy javëve sa ka zgjatur dorëheqja e tij,…
By
Redaksia
2 Min Read
Polici i "vetëvrarë": A po hetohej për vrasjen e Xhemajli Mustafës?
Familjarët e policit Ismajl Gërbeshi, i cili në fillim të javës u hodh nga kati…
By
Redaksia
1 Min Read
