Komuna e Prishtinës i ndalë punimet në Kishën Serbe

Komuna e Prishtinës, ka ndaluar punën në Kishën, e cila ndodhët në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

I pari i Prishtinës, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se në Kishë Ortodoke është vrenjtur  se disa persona kanë qenë duke punuar në pastrimin e objektit dhe se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

“Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspekcionit sot. Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Drejtoria e Inspekcionit e Komunes se Prishtinës sot ka dal në vendin e ngjarjes te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës pas shumë raportimeve se atje po punohet.

Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa murreve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspekcionit sot. Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës nuk posedon asnjë dokumentacion rreth kësaj ndërtese. Qe më shumë se një vit kemi bërë thirrje tek të gjitha palët të sjellin dokumentacionin relevant, por kemi hasur në mospërfillje. Ne do ta zbatojmë ligjin sa i përket kompetencave të komunes dhe i ftojmë të gjitha palët dhe të gjitha institucionet që të funksionojnë në përputhje me Ligjin për Ndërtimin.

Artikulli paraprakVazhdojnë punimet pa leje në kishën ortodokse, Policia dhe KFOR-i vëzhgojnë [foto]
Artikulli vijuesSerbët të vendosur për ta funksionalizuar kishën në kampusin universitar, shteti hesht [video]