Komuna ka larguar dheun nga hapësira e varrezave hebraike

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës dhe ajo e Inspeksionit ka angazhuar të gjitha kapacitetet për të larguar sasinë e dheut nga një pjesë e vogël e hapësirës brenda varrezave hebraike.
Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se dheu është larguar në tërësi dhe është duke u punuar vetëm në pastrimin e terrenit (barit) dhe rrethojës së varrezave.

“Ne sigurojmë komunitetit hebraik dhe shoqatat hebraike që veprojnë në Prishtinë dhe Kosovë, se asnjë nga varrezat që janë në këtë hapësirë nuk janë dëmtuar dhe nuk janë prekur nga rrëshqitja e dheut. Rrëshqitja e dheut ka ndodhur rreth 30 metra larg varrezave. Rrëshqitja e dheut ka ardhur si rezultat i punimeve që po bënë Komuna e Prishtinës në rregullimin e kanalizimit dhe rrugës në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në kumtesë.

Më tej bëhet e ditur se Komuna do të rregulloj këtë hapësirë dhe do ta rehabilitoj edhe një pjesë tjetër të hapësirës brenda varrezave, e cila aktualisht është e pa mirëmbajtur.

“Komuna ka marr të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet. Gjithashtu, komuna do të sanksionoj edhe kompaninë punëkryese, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakGazetarët në Maqedoni, nën presion dhe të kërcënuar
Artikulli vijuesNESËR NË STAMBOLL MBAHET NJË MBLEDHJE KRITIKE PËR SIRINË