Gazetarët në Maqedoni, nën presion dhe të kërcënuar

Bashkimi Evropian (BE), vazhdon të ketë ndikim pozitiv në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili, me perspektivën e anëtarësimit, shërben si motivi i vetëm për reforma demokratike në këto vende, thuhet në raportin më të ri të organizatës Freedom House.

Në pjesën për Maqedoninë, Freedom House thotë se qeverisja kombëtare në vend ka shënuar rënie, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kontestit të emrit.
Presioni politik dhe frikësimi i mediave “kanë vazhduar edhe në vitin 2011”, duke shtyrë poshtë rezultatin e Maqedonisë në këtë kategori.
Organizata Freedom House thotë se Kosova ka shënuar përmirësim edhe në pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë një bazë më funksionale dhe ligjore në sistemin e saj gjyqësor.
Për Shqipërinë, raporti nuk njeh asnjë përmirësim, duke thënë se viti i trazuar politik e ka zhvendosur vendin edhe më larg kandidaturës për BE.
Freedom House thotë se zgjedhjet lokale janë karakterizuar me shkelje të mëdha, duke kujtuar këtu edhe vendimin gjyqësor për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth kryebashkiakut të Tiranës.
Gjyqësori në Shqipëri, sipas raportit, është përkeqësuar me ndikimin politik, ashtu si edhe me vrasjen e një gjykatësi, për herë të parë në historinë e vendit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakArrestohen të dyshuarit për sulme me gaz
Artikulli vijuesKomuna ka larguar dheun nga hapësira e varrezave hebraike