Konfiskohen 50 kilogramë marihuanë dhe arrestohen dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 31 tetor 2016, ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.

Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg.

Më pas është arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.

Është konfiskuar substanca e lartcekur, katër telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore, me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: A. B 1975 dhe E.C 1967.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Artikulli paraprakLirohet Nehat Thaçi
Artikulli vijuesDardan Gashi injorant, Kosova ka ligj për mbeturina dhe importimi i tyre bëhet me lejen e MMPH-së