SHBA, masakër tmerruese në shkollën fillore

Të paktën 29 persona mbetën të vdekur, 22 prej te cileve femije te moshave 6-10 vjeç, pasi të paktën një person i armatosur hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillorë në shtetin e Konektikatit, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Sipas mediave amerikane, është konfirmuar edhe vdekja e disa mësuesve e drejtoreshes se shkolles, në “Sandy Hook Elementary School”, në Njutaun.

“Associated Press” lajmëroi se vrasesi, nje 24-vjeçar me emrin Ryan Lanza, mbeti i vrare ne vendgjarje, por nuk eshte ende e qarte nese ai kreu vetvrasje apo u vra nga forcat policore.

Fillimisht, raportimet kontradiktore folen per dy atentatore, por policia pergenjeshtroi lajmin. Nje zedhenes tha se ndersa nje person i dyte u arrestua ne shkolle dhe po merret ne pyetje, ai nuk konsiderohet zyrtarisht si nje i dyshuar.

Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.

Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër i paqartë personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”.

Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan.

Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase.

Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Danell Malloy, ka vendosur te takoje personalisht familjet e viktimave. Autoritetet amerikane nuk konfirmojne bilancin e vertete te tragjedise, deri ne momentin kur te gjitha familjet e perfshira do te jene lajmeruar per tragjedine.

Burime zyrtare konfirmuan se sulmi u krye me nje arme te kalibrit 223 milimetra. Gjithashtu, ne vendngjarje eshte gjetur edhe nje pistolete.

Ndonese incidentet e armatosura ne shkollat amerikane kane bere buje edhe me pare, kjo masaker eshte e krahasueshme me me te renden te ndodhur ndonjehere, ne nje universitet ne Virxhinia, ku 32 studente u ekzekutuan nga nje tjeter student, i cili ne fund te masakres vrau veten ne vitin 2007.

Ne dy ngjarje te tjera te ngjashme per nga natyra gjate 2012-s, nje agresor vrau 12 persona gjate premieres se filmit te “Batman”-it ne muajin korrik, ndersa ne gusht, gjashte persona u ekzekutuan ne nje tempull indian ne Uiskonsin./tch/kohaislame

Artikulli paraprakJuniku, pa mjekë
Artikulli vijuesNATO: Ditët e numëruara për regjimin e Assadit