Deputeti i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia ndërtoi kishën ortodokse në oborrin e universitetit, si shenjë gëzimi pas masakrës së Reçakut.
“12 ditë pas masakrës së Reçakut, Serbia po i festonte këto veprime makabre përmes ndërtimit të një kishe, në oborrin e universitetit”, ka thënë ai
Ai gjatë një deklarate në kuvend, ka akuzuar presidentin Thaçi për përkrahjen që po ia bën kësaj kishe.
Sipas tij, kjo ka të bëjë kryekëput me frikën e Thaçit ndaj Gjykatës Speciale.
“Përkrahja që po ia bën kësaj kishe Thaçi është më shumë se neveritëse. Nga frika se mos po përfundon në kthetrat e Gjykatës, po i del në mbrotje kishës. Sikur ta mbronte veriun kështu”, ka thënë Konjufca.