Korrupsion deri n’fyt

Se korrupsioni po vazhdon ta përfshijë çdo ditë e më shumë shoqërinë kosovare, e tregon edhe një raport mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve korruptive në Kosovë për vitin 2011, të publikuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit (AKK).
AKK-ja në këtë raport ka përfshirë disa nga institucionet më të rëndësishme të shtetit, duke treguar shifra mbi gjykimin, ndjekjen, hetimin dhe evidentimin e rasteve korruptive.

Sipas këtij raporti, AKK-ja gjatë vitit të kaluar, në 160 raste ka gjetur elemente për fillimin e hetimeve ndaj tyre, shkruan gazeta “Lajm”.
Ndërsa, pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake, AKK ka konstatuar se prej 160 rasteve të raportuara për korrupsion, në 39 raste ka të dhëna të mjaftueshme dhe dyshim të arsyeshëm, se rasti mund të përbëjë vepër penale.
“Në këto 39 raste, ku përfshihen 121 persona, AKK ka ngritur kallëzime penale dhe të njëjtat i ka përcjellë te Policia e Kosovës dhe prokuroritë kompetente për procedim të mëtutjeshëm për këto vepra të dyshuara korruptive.

Ndërsa, në 5 raste, pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake, është konstatuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme apo dhe dyshim të arsyeshëm, se rasti mund të përbëjë vepër penale, por është dyshuar për shkelje administrative, dhe Agjencia këto raste i ka përcjellë në organet kompetente administrative, me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore”, thuhet në raportin e AKK-së, duke treguar se për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, AKK ka përcjellë në Policinë e Kosovës shtatë (7) raste ku janë përfshirë trembëdhjetë (13) persona, ndërsa në prokuroritë kompetente vendore dhe të EULEX-it, janë përcjellë 26 raste, ku janë të përfshirë 95 persona.kohaislame

Artikulli paraprakKosovën duhet ta njohim!?
Artikulli vijuesPas një shekulli, rishfaqet kolera