Konstruksioni mental

Në konstruksionin e thellë mental të njeriut ka gjëra jo të përshtatshme dhe pasi që nuk jemi të vetëdijshëm për to, atëherë ne u përgjigjemi atyreve, kurse duke iu përgjigjur këtyre gjërave arrijmë shumë rezultate të këqija. Prej këtyre gjërave, për shembull, janë: shikimi i negativiteteve dhe jogatishmëria për ti parë pozitivitetet.

Kjo sikurse të buron nga dëshira e madhe për kritikë ose buron nga paftësia konstruksionale për ti parë gjërat e mira. Pa marë parasysh se çka është shkaku, kjo gjendje defektuale mund të shkakton edhe defekt tjetër në nivel të shërimit. Ja disa shembuj sqarues:
1- Shumë prindër zakonisht heshtin në shtëpi, ata nuk flasin me fëmijët e tyre, nuk mbjellin ide të mira në mendjet e tyre dhe nuk ua sqarojnë vlerat dhe shembujt fisnik, të cilat duhet ti personifikojnë. Ndoshta kjo ndodh prej tyre për shkak të besimit se gjërat e fëmijëve të tyre janë në rregull dhe se nuk ka gjëra të reja ose shtesë që mund tu jepen atyre. Kjo gjendje vazhdon derisa fëmiu të bie në ndonjë problem të madh ose i shkakton familjes një turp të madh.

Në këto raste shpërthejnë burimet e urtësisë nga goja e prindit dhe fillon kampanja e madhe për qortim, ofendim dhe akuzim, pastaj kjo kalon edhe në rrahje dhe dëbim nga shtëpia.

Poqëse konstruksioni mental i prindit do të ishte pozitiv ndoshta do të ndodhte e kundërta. Ai në kohërat e zakonshme, kohërat e komoditetit, duhet të flet mbi gjërat që ndërtojnë kahje të mira te ai dhe që i gdhendin tek ai vlerat islame dhe objektivat fisnike. Ai mundohet të ndërtoj ura të besimit mes tij dhe fëmiut të vet. Nëpërmjet këtyre veprimeve kultivohet ndërgjegja e brendshme te fëmijët, lehtësohet biseda e çiltër mes prindërve dhe fëmijëve dhe me këto veprime gdhenden vijat e para që i pengojnë ata të bien në probleme të mëdhaja. Nëse ndodh ndonjë problem, shërimi i tij do të jetë i lehtë, kurse rruga e kthimit do të jetë e shtruar, e prindi do të vëren se nuk ka nevojë për shumë emocionime dhe shumë britmë.

2- Në shumë shkolla është e mirënjohur se drejtori i mirë është drejtori i vendosur, i cili ka vënduar rend në lëvizjet e nxënësve në shkollë dhe eliminon pamjet që mund të paraqesin përjashtime në veshmbathje dhe dukje të tyre. Ne nuk e përkrahim liberalizmin kundrejt këtyre gjërave, mirëpo mundi kryesor nuk duhet të harxhohet në këto gjëra, sepse ajo është vetëm manifestim i sëmundjes, e jo vet sëmundja. Mundi duhet të orientohet drejt ndërtimit të mendjes, emocioneve dhe ndjenjave së nxënësve drejt thellimit të domethënies së fetarizmit dhe vlerave në shpirtin e tyre që pamja e mirë të reflekton brendësinë e bukurë.

Është shumë me rëndësi të kuptojmë se aktivitetet e mëdhaja civilizuese dhe përmirësuese nuk ngriten mbi ndalesat, bllokimet dhe ngushticat, por mbi dhënien, flijimin, kreativitetin dhe iniciativën. Në hije të këtyre komponenteve ndodh shërimi i problemeve që lindin si rezultat i lëvizjes dhe përparimit.

Shumë devijime të fëmijëve dhe nxënësve vijnë si eho e mungesës së konstruksionit dhe boshllëkut të madh shpirtëror. Veprat pozitive shtyjnë drejt emancipimit shpirtëror dhe mental, kurse ndalesat dhe përkufizimet shtyjnë drejt ngulfatjes dhe shkrirjes, e dallimi mes tyre është sikurse dallimi mes jetës dhe vdekjes.

Njeriu i dobët, i dëshpëruar dhe i izoluar nuk ka nevojë për gjëra që e bëjnë edhe më të dobët, por ka nevojë për dikend që do t’ia çliron energjinë dhe do ti lëviz kuptimet që flejnë tek ai. Besimtari i fuqishëm është më i mirë se besimtari i dobët edhe pse në të dy ka mirësi, sikurse ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Dr. Abdul-Kerim Bekkar

Përktheu: Bekir Halimi/kohaislame

Artikulli paraprakSamsung prezanton karikuesin uajrles për Galaxy S4
Artikulli vijuesKurani, libri që duhet t'i besoni