Samsung prezanton karikuesin uajrles për Galaxy S4

Përdoruesve të Samsung Galaxy S4 që nuk iu pëlqejnë fishat, janë me fat: Samsung ka vënë në dispozicion karikues pa fish për pajisjen me një çmim prej 90$.

Pajisjet e reja që u zbuluan së pari nga Droid Life, përbëhen nga një kapak, i cili do të kushtojë 39,99$ dhe karikuesi, i cili do të kushtojë 49,99$.Pajisjet nuk janë të lira, por të paktën punojnë me të gjitha produktet që karikohen në mënyrë uajrles, ku përfshihen pajisjet e Asus, Nokia, Samsung, iStyle dhe të tjerë.
Sa për estetikën e këtyre pajisjeve, karikuesi vjen në ngjyrë gri, ndërsa kapakët janë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. /krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakNokia EOS, smartphone me kamerë 41 megapiksel
Artikulli vijuesKonstruksioni mental