Konvoj me taksi transporton emigrantët për në Tabanovc

150 taksi dje mbrëma nga kampi i emigrantëve në Gjevgjeli kanë transportuar 600 emigrant për në kampin e Tabanovcit. Emigrantët që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë taksi privat kanë udhëtuar me tren.

Cmimi i këtij udhëtimi nuk është vërtetuar por bëhet në një marveshje të fshehtë mes emigrantëve dhe shoferëve, njofton Zhurnal. Hekurudhat e Maqedonisë për transportin e emigrantëve kaën shfrytëzuar 60 vagonë. Nga qendra për menaxhim me kriza informojnë se mjekët në kampin e Tabanovcit ju kanë ofruar ndihmë mjekësore dy emigrantëve që janë diagnostifikuar me neurozë.

Taksistët nga Gjevgjelia ankohen për cmimoren që shteti u ka vënë për dezinfektim pasiqë në Gjevgjeli paguajnë 50 denarë kurse në Tabanovc 500 denarë.

Artikulli paraprakHopkins vazhdon me urrejtje patoligjike ndaj myslimanëve
Artikulli vijuesAkcion policorë në Vaksincë, arrestohen trafikant të emigrantëve