Krim në Tiranë; Gardisti vret gruan, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Rreth orës 07:10, në rrugën e “Qelqit” në Kombinat, ka mbetur e plagosur me armë zjarri 28–vjeçarja I. Dervishi, e cila u transportua drejt Qendrës Universitare Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, bashkëshortin e saj, 29 – vjeçarin Admir Dervishi, punonjës i Gardës.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

Artikulli paraprakMos i falni hajdutët tanë!
Artikulli vijuesPikëpyetja e madhe “Panama Papers”: Pse nuk ka asnjë amerikan?