Qeveria e Koresë së Jugut, ku vendin çdo vit e vizitojnë 750 mijë muslimanë, filloi përgatitjet që më shumë restorante të ofrojnë menu hallall, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar nga Institucioni i Turizmit në Korenë e Jugut (ITK) në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se në guidën turistike të cilën qeveria do ta publikojë në gusht do të marrin pjesë 200 restorante të cilat ofrojnë ushqime hallall për konsumatorët.
Zyrtari në kushte anonimiteti tha se restorantëve do ti jepet certifikatë hallall sipas 5 kategorive. “Kategoria më e lartë do ti plotësojë të gjitha kërkesat për ushqim hallall të Federatës Islame të Koresë, ndërsa ajo më e ulëta do të ofrojë vetëm menu në të cilën gjenden ushqime të cilat janë të ndalueshme (haram) në islam”, ka thënë ai.
Në bazë të rregullores, në vendin ku është i përhapur mishi i qenit, restorantet të cilat do të marrin certifikatë hallall në menunë e tyre nuk do të kenë mish qeni ose mace.