Kosova dhe investimet e mundshme Amerikane

Bizneset amerikane kanë më shumë interes se kurrë më parë që të investojnë në Ballkanin Perëndimor.
Ky është një konstatim i një zyrtari amerikan që ka vizituar Ballkanin dhe Kosovën vitin e kaluar.

Mirëpo investimi amerikan dhe perëndimor në Kosovë dhe në rajon në radhë të parë varet nga progresi që shënon Kosova dhe rajoni në zbatimin e rendit dhe sundimin e ligjit.
 
 
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në rrugën e saj të ndërtimit të një shteti stabil, demokratik dhe ekonomikisht të qëndrueshëm në Evropë. Që nga viti 1999 SHBA kanë ndihmuar Kosovën me projekte të ndryshme në shumë prej 1 miliardë dollarësh, ndërkaq vazhdimësia e ndihmës do të jetë pjesë integrale e progresit dhe zhvillimit të mëtejmë paqësor, demokratik dhe ekonomik, si një shtet i mundësive për secilin”, thekson një zyrtar i Departamentit të Shtetit i njoftuar me mbështetjen amerikane shtetit të ri.
 
Kur është fjala tek investimet amerikane, progresi i mëtejmë është rrënjësisht i lidhur me çështjen e sundimit të ligjit. Investitorët amerikanë do të investojnë në Kosovë, nëse ata e dinë se investimi i tyre do të jetë i mbrojtur nga ligjet e zbatueshme pa asnjë preferencë politike.
Investitorët nuk do të vijnë në Kosovë, nëse ata besojnë se ka politikanë të cilët mbushin xhepat e tyre duke shfrytëzuar pozitën që kanë në pushtet, thekson ky zyrtar.
Kosova ka një të ardhme ekonomike dhe për rritjen e investimeve, por varet dhe është zgjedhje e popullit dhe e udhëheqësve të saj, nëse duan që vendi të ketë një ekonomi të lulëzuar, një zhvillim si një partner me shtetet që po hyjnë në ekonominë e euro-atlantike.
 
“Çdo gjë varet nga sundimi i ligjit dhe hapat e demonstrueshëm që do të ndërmerren gjatë muajve dhe viteve të ardhshëm”, thotë zyrtari amerikan.kohaislame
 
Artikulli paraprakTrepça ndalë prodhimin
Artikulli vijuesVritet një mjeke në Zubin Potok