Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil i kanë thënë Radio Kosovës se kjo do t’i sjell benefite Kosovës.
Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil të vendit i kanë thënë Radio Kosovës se hapja e kësaj hapësire do t’i sjell benefite Kosovës. Megjithatë, ata nuk kanë qartësuar se sa do të jetë përqindja e Kosovës në ndarjen e fitimit me “Hungarocontrol”.
Para se të përcaktohet hisja e fitimit dhe koha se sa Hungaria do ta menaxhoj hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës, autoritetet kosovare po synojnë që menaxherit t’i shesin disa shërbime.
Dritan Gjonbalaj, shef i Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës ka thënë se nëse Kosova ofron më shumë shërbime e rrit koston e përfitimit.
“Ne po përpiqemi të rrisim listën e shërbimeve që Kosova ofron në këtë ndërmarrje të përbashkët me Hungarinë. Ne ofrojmë shumë shërbime, përshembull, ne ja shesim fotografinë e radarit, ja shesim velejt, antenat, shërbimin për bartjen e zërit, shërbimet meteorologjike, shërbimet për bartjen e informatave aeronautike, krejt këto do të diskutohen”, ka thënë Gjonbalaj për Radio Kosovën.
Sipas autoriteteve të aviacionit civil në Kosovë shërbimi i navigacionit ajror të Hungarisë “ Hungarocontrol” nuk do të ketë benefite të mëdha nga menaxhimi i mbikalimeve komerciale të Kosovës . I gjithë përfitimi, sipas tyre, do të jetë në planin politik e strategjik.
“ Nuk do lejohet që asnjë lek profit ta ketë Hungaria. Paret që do t’i merr “Hungarocontrol” do t’i merr për pagat e kontrollorëve ajror, trajnimin tyre për specifikat e hapësirës ajrore të Kosovës , ofrimin shërbimit të kontrollit me radarë e gjëra të kësaj natyre. Por, profit mbi mbulimin e shpenzimeve nuk do të ketë”, ka thënë Gjonbalaj.
Në fakt, oferta fillestare hungareze ka qenë që Kosovës t’i jepen 40 përqind nga fitimet e qarkullimeve komerciale. Kjo përqindje mund të rritet nëse “ Hungarocontrol”, pranon ofertën kosovare për shitjen e disa shërrbimeve.
Vija e vjetër ajrore, pa llogaritur hyrje daljet nga Serbia përfshin afërsisht 500 fluturime në ditë dhe llogaritet t’i shtoj benefitet e Kosovës 6-7 milionë euro në vit.
Këshilli i NATO-s ka vendosur që hapësira e sipërme ajrore e Kosovës e mbyllur që nga viti 1999 të hapet në qershor 2013.kohaislame
You Might also Like
Lorik Cana ngushllon Mavrajn: "vdekja në ditën e xhuma shumë e pëlqyer në Islam"
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka shprehur ngushëllime Mërgim Mavraj pas vdekjes së…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjatë këtij viti Kosova do të bëhet me Ligj për Pagat
Shteti i Kosovës gjatë këtij viti pritet të bëhet me ligjin për Pagat, ndërsa sipas…
By
Redaksia
5 Min Read
Serbi tenton të helmojë ujin në Mitrovicë!
Mitrovica është trazuar rëndë, pas arrestimit të një qytetari, i cili është kapur duke hedhur…
By
Redaksia
4 Min Read
Hani i Elezit mirëpret refugjatët sirian
Fluksi i refugjatëve sirianë dhe telashet e një dite më parë lidhur me alivanosjen e…
By
Redaksia
1 Min Read
Pyetësori gati, sitë e shoshë për Kosovën
Pyetjet e Komisionit, të cilave, me dinamikën e tanishme, vështirë se mund t’u jepet përgjigje…
By
Redaksia
1 Min Read
Pushtetarët i punësojnë dashnoret nëpër shkolla!
Qeveritarët e Ramadan Mujës kanë filluar të kujdesen edhe për dashnoret e tyre. Për t’i…
By
Redaksia
1 Min Read
