Pushtetarët i punësojnë dashnoret nëpër shkolla!

Qeveritarët e Ramadan Mujës kanë filluar të kujdesen edhe për dashnoret e tyre. Për t’i pasur sa më afër dhe “nën kontroll”, ata i kanë sistemuar ato nëpër shkolla.
Kuvendari i PDK-së Naser Berisha, tregon për punësimet e tyre dhe diskriminimin e meshkujve.

“Për postin e sekretarëve të shkollave kanë konkurruar 30 meshkuj, mirëpo vetëm njëri prej tyre është punësuar”, tregon Berisha.

“Vendet e tjera janë rezervuar për gjininë femërore”.

Punësimi i gjinisë femërore nëpër shkolla,sipas tij, përveç për përfitime familjare është bërë edhe për lidhje të dashurisë.

“Punësimi i tyre mund të jetë edhe për shkak dashurisë”.

“Le të analizohen emrat dhe të shikohen si dhe pse janë punësuar”.

Kuvendarja e VV-së, Drita Millaku thotë ndërkaq reagimi i kuvendarit të PDK-së për mënyrën e punësimeve nëpër shkolla, vërteton zërin e VV-së që ka ngritur për keqpërdorimet që po i bënë ‘Qeveria Muja’

“Vetë kuvendarët e PDK-së sot po flasin për keqpërdorimet e këtij pushteti, që VV-ja vazhdimisht ka folur deri më tash”, shprehet Millaku. /PrizrenPress.com/

Artikulli paraprakShkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit në Tiranë
Artikulli vijuesShantazh 14-vjeçares: Bëj seks me mua ose tregoj që s’je e virgjër