Kosova, Maqedonia thjeshtësojnë kalimet kufitare, deklarimet e sigurimit të automjeteve

0
237

Një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Kosovës e bën më të lehtë për ngasësit e makinave të udhëtojnë midis të dy vendeve dhe të thjeshtësojnë procesin e kompensimit të siguracionit për automobilistët që kanë aksidente pas kalimit të kufirit.

Agjencitë kombëtare të siguracionit të të dy vendeve nënshkruan një pakt në Ohër në 23 tetor që lejon ngasësit e makinave të kalojnë kufirin duke treguar pasaportën e tyre dhe dokumentet e siguracionit.

“Në qoftë se nuk do të ekzistonte ky memorandum, atëherë çdo shtetas që do të vinte në kufi nga Kosova duhet të merrte me vete një siguracion kufitar që do të ishte i vlefshëm për 10-15 ditë,” i tha SETimesJonçe Poposki, drejtori i zyrës kombëtare të siguracionit të Maqedonisë.

“Shtetasit tanë që shkojnë në Kosovë duhej të bënin të njëjtën gjë, por tani nuk ka nevojë të bëhet kjo,” tha Popovski. “Ne njohim të ashtuquajturën policat e siguracionit motoristik TPL plus një kartë të gjelbër si një formë hyrjeje në Maqedoni. Kjo pjesë i referohet rrjedhjes së lirë të mallrave dhe pasagjerëve.”

Marrëveshja do të lehtësojë procedurat kur shtetasit e të dy vendeve janë të përfshirë në aksidentet trafiku me njeri tjetrin, tha Biljana Stojanovska nga kompania e siguracionit Uniga Group në Prishtinë dhe Shkup.

“Me këtë marrëveshje do të përcaktohet në qoftë se është bërë një dëm, ku duhet të drejtohen shtetasit,” i tha Stojanovska SETimes.

Sipas ministrisë së brendshme të Maqedonisë, 5,000 deri 6,000 vetë kalojnë kufirin Maqedoni-Kosovë për ditë. Në vitin e kaluar, më shumë se 90 incidente ndodhën në Maqedoni, ku u përfshinë shtetas nga Kosova dhe numri i përplasjeve që përfshijnë maqedonas në Kosovë është i ngjashëm.

“Numri përfundimtar i dëmeve [në vitin e kaluar] në të gjithë vendet në Evropë, ku janë përfshirë shtetasit tanë, është rreth 600, nga të cilët në Kosova llogaritet për 10 përqind të numrit total,” tha Popovski. “Kjo provon se marrëveshja është thelbësore.”

Natasha Mitrevska, një juriste me Uniqa Group, tha se marrëveshja do të përmirësojë komunikimin midis vendeve dhe do të jetë përfituese për të dyja ato.

“Kisha një rast kur një aksident automobilistik ndodhi në Shkup, por gabimi ishte në makinën e siguruar nga Kosova. pati probleme sepse ne, si juristë , nuk kishim të drejtë të vepronim në territore të vendeve të tjera,” tha Mitrevska. “Nuk dinim ku të drejtoheshim, por tani me marrëveshjen këto çështje do të jenë pjesë e së kaluarës dhe gjërat do të shkojnë në drejtim më të mirë.”

Kosova ka një marrëveshje të ngjashme dypalëshe me Shqipërinë. Byroja e siguracionit e Kosovës tha se qëllimi ishte të ofrohej lëvizje e lirë për njerëzit në të dy anët e kufirit.

“Marrëveshja e nënshkruar me Maqedoninë nuk është unike dhe ne në të ardhmen do të nënshkruajmë marrëveshje të ngjashme me vende të tjera gjithashtu,” i tha SETimesVlora Obertinca, e byrosë së siguracionit të Kosovës. “Do të jetë kështu deri sa Kosova të bëhet një anëtare e sistemit të kartës së gjelbër. Përpara se marrëveshja të nënshkruhej me Maqedoninë, shtetasit e Kosovës paguanin një pagesë prej 50 euro për të hyrë në Maqedoni dhe ajo ishte e vlefshme për dy javë, por jo më, tani kjo do të ndryshojë.”

Leposava Gjelevska e byrosë së siguracioneve të Maqedonisë tha se marrëveshja do t’u japë shtetasve të të dy vendeve të drejta të barabarta për të ndjekur kompensimin për dëmet nga aksidentet.

Ali Asani, 30 vjeç nga Shkupi, tha se udhëton në qytetin fqinjë të Kaçanikut në Kosovë pothuajse çdo ditë.

“Me qëllim që të hyjmë në Kosovë, ne na duhet vetëm karta e gjelbër që është 60 euro dhe vlen për tërë vitin,” tha Asani. “Më parë, për të shkuar në Kosovë, në kufi ne merrnim siguracion, por jo më tani. Kam një shok nga Prishtina që qe përfshirë në një aksident makine në Tetovë. Falë kësaj marrëveshjeje, është mjaft më lehtë të kompensohesh.”