Shtatë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qytetarët ka gjasa ta festojnë në terr. Një pjesë e madhe e Kosovës ka mbetur pa drita me orë të tëra, që nga e diela, kjo pasi ka rënë nga funksioni komplet blloku A3 dhe B1 i Korporatës Elektroenergjike të Kosovës.
KEDS’i ka kërkuar nga konsumatorët që të kenë kujdes, dhe të kursejnë energji, pasi nuk po arrihet të sigurohet dhe as importohet energji e mjaftueshme sa për tu siguruar dritë për gjithë vendin. Aktualisht në vend janë duke u prodhuar vetëm 400 megavat energji, rrjedhimisht më pak se gjysma sesa konsumi.
Sipas zëdhënësit të KEDS’it Guri Shkodra, importi i energjisë nga vendet e rajonit pritet të nisë pas orës 12:00, por se ka dilema nëse mund të arrihet sigurimi i mjaftueshëm i energjisë që plotëson nevojat e konsumit, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht raportohet të jenë në punë vetëm blloku A4 që prodhon 139 megavat dhe B2 që prodhon 258 megavat, përderisa vendi ka nevojë për 700 megavat energji