Kosova mbetet në terr për Pavarësi

Shtatë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qytetarët ka gjasa ta festojnë në terr. Një pjesë e madhe e Kosovës ka mbetur pa drita me orë të tëra, që nga e diela, kjo pasi ka rënë nga funksioni komplet blloku A3 dhe B1 i Korporatës Elektroenergjike të Kosovës.

KEDS’i ka kërkuar nga konsumatorët që të kenë kujdes, dhe të kursejnë energji, pasi nuk po arrihet të sigurohet dhe as importohet energji e mjaftueshme sa për tu siguruar dritë për gjithë vendin. Aktualisht në vend janë duke u prodhuar vetëm 400 megavat energji, rrjedhimisht më pak se gjysma sesa konsumi.

Sipas zëdhënësit të KEDS’it Guri Shkodra, importi i energjisë nga vendet e rajonit pritet të nisë pas orës 12:00, por se ka dilema nëse mund të arrihet sigurimi i mjaftueshëm i energjisë që plotëson nevojat e konsumit, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht raportohet të jenë në punë vetëm blloku A4 që prodhon 139 megavat dhe B2 që prodhon 258 megavat, përderisa vendi ka nevojë për 700 megavat energji

Artikulli paraprakShkelje sporadike të armëpushimit në Ukrainë
Artikulli vijuesTurqia mbyll ambasadën në Jemen