Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.
Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.
Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.
Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.
Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.kohaislame
You Might also Like
Një femër dhe dy meshkuj bllokohen nga bora në bjeshkët e Irzniqit
Një femër dhe dy meshkuj nga Peja dhe Istogu kanë mbetur të bllokuar nga bora…
By
1 Min Read
Pacolli paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i zhgënjyer me politikën. Nuk e…
By
1 Min Read
Diskutimi në Fakultetin e Studimeve Islame – Zbogar: Dita e lëvizjes pa viza në Europë është afër
Janë bërë shumë lojëra politike por është momenti që udhëheqësit e Kosovës të shohin Kosovën…
By
3 Min Read
Ministritë kërkojnë shuarjen e zyrave për media
Ristrukturimi i funksionimit të brendshëm të dikastereve qeveritare ka gjasë që t’i lërë shumicën e…
By
2 Min Read
Hetimi i nisur në Prizren shtrihet në shumë shtete të BE-së
Një hetim i nisur në nëntor të vitit të kaluar në Prizren ka arritur të…
By
2 Min Read
Dollapat në shkolla dëmtohen kohë pas kohe
Vendosja e dollapave nëpër shkolla bëri që nxënësve t`u lehtësohet bartja e librave nga shtëpia…
By
1 Min Read
