Dokumenti për Bjeshkët e Nemuna së shpejti në dorë të qeverisë

Instituti i Planifikimit Hapësinor që vepron në kuadër të kësaj ministrie ka hartuar një dokument i cili rregullon Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Qëllimi i këtij dokumenti sipas drejtorit të Institutit Luan Nushi është ndërprerja e degradimit që i është bërë”Bjeshkëve të Nemuna” dhe zhvillimit të turizmit.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se një dokument i tillë ka qenë shumë i nevojshëm për malet që përfshijnë 5 komuna të vendit Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën e Istogun.

Sipas Nushit dokumenti në fjalë i është prezantuar edhe banorëve të afërt me Bjeshkët e Nemuna e po ashtu edhe drejtuesve të komunave.

Dokumenti i kompletuar pritet të dërgohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvend për votim.

Bjeshkët e Nemuna përfshijnë 63 mijë e 28 hektarë përgjatë 5 komunave të vendit

Artikulli paraprakParlamenti grek miraton shkurtime të reja të shpenzimeve
Artikulli vijuesNjerëz nën hetime e papërvojë garojnë për kreun e Ujësjellësit “Prishtina”