Kosova nuk do ta ndjekë shembullin e vendeve të rajonit përkitazi me kohën kur duhet ta paraqesë aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Aplikimi mund të mos deponohet as brenda këtij mandati qeverisës, shkruan sot Koha Ditore.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) midis Kosovës e BE-së ka hyrë në fuqi në këtë muaj. Dhe ky moment nuk do të pasohet sivjet me aplikimin për anëtarësim.
Shqipëria dhe Maqedonia kishin dorëzuar aplikimin të njëjtin vit, kur kishin hyrë në fuqi MSA-të që ato i kishin firmosur. Madje Serbia e edhe Mali i Zi një hap të këtillë e kishin bërë menjëherë pas nënshkrimit të MSA-ve dhe pa hyrë marrëveshjet në fuqi.
Kësisoj, pos Kosovës edhe Bonjë-Hercegovina mbeten shtetet e vetme në rajon që nuk kanë nisur procesin formal të anëtarësimit.