Adresa e fajësisë për izolimin e kosovarëve ndodhet në Prishtinë
Kosova vazhdon të jetë enklavë në Evropë për sa i përket lirisë së lëvizjes, shkruan sot Koha Ditore.
Deputeti Ilir Deda e ka bërë fajtore Qeverinë, për të cilën ka thënë se ka stagnuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Midis detyrave të pakryera janë edhe miratimi i nëntë ligjeve, arritja e një varg marrëveshjesh ndërkombëtare për riatdhesimin dhe bashkëpunimin policor, përmbyllja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, avancimi i sistemit për menaxhimin e kufirit dhe rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit.
Ministri Bekim Çollaku ka shprehur besimin se do të përmbushen të gjitha detyrat deri në fillim të qershorit, kur edhe do të përcillet për në Bruksel raporti përfundimtar. kohaislame