Kosova si çdo herë e gatshme për ndihmë rasteve të montuara politike në Maqedoni

Alil Demiri dhe Afrim Isnailoviq, dy të dyshuar për vrasjen në Smilkovc vitin e kaluar, do të ekstradohen nga Kosova sapo të përfundojë procesi gjyqësor kundër tyre për posedim të armëve.

Kështu ka deklaruar Petrit Selimi, zëvendës ministër kosovar i Punëve të Jashtme, gjatë një konference në Uashington. Demiri dhe Ismailoviq në mars u arrestuan në Kosovë, pasi që me muaj konsiderohej se janë në arrati, por ende nuk janë esktraduar për shkak se kanë edhe shtetësi kosovare, ndërsa ndërkohë në Kosovë ka filluar një proces tjetër gjyqësor kundër tyre. Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Selimi nënvizoi se ekstradimi do të ndodhë menjëherë pas gjykimit në Kosovë, e deri atëherë Qeveria kosovare nuk mund të përzihet në sistemin gjyqësor. “Në Maqedoni u vranë pesë peshkatarë të pafajshëm, pas çka u akuzuan pesë shqiptarë nga Maqedonia me përkatësi fetare islame.

Dy prej tyre u arrestuan në Kosovë, por meqenëse ishin burgosur me “armë ilegale”, para kërkesës nga Maqedonia u ngrit proces para gjykatës në Kosovë. Nuk mund ta anulojmë këtë proces gjyqësor sepse kjo do të thotë përzierje në sistemin gjyqësor”, tha Selimi.

Avokati i të akuzuarve për rastin monstra tash më disa herë është shprehur se ky rast është i montuar dhe se gjykatat nuk zotërojë asnjë provë që i bën të dyshuarit kryes të veprës, vrasje e pesëfisht. Ai disa herë ka akuzuar gjykatat për funksionim në shërbim të politikave sekrete të qeverisë./ilirida/kohaislame

Artikulli paraprakZyrtare: Apple prezanton iPhone 5S
Artikulli vijuesEgjipt: Regjimi puçist i ndalon aktivitetin 55 mijë hoxhallarëve