Kosovë, aksion i madh i policisë dhe EULEX-it

Në orët e hershme të mëngjesit filloi një aksion i policisë së Kosovës dhe EULEX-it, konfirmoi Dragana Nikoliç-Solomon, zëdhënëse e EULEX-it.

Pasi aksioni është ende në rrjedhë, zëdhënësja nuk mund të jepte kurrfarë detaje. Mediat kosovare transmetojnë se njëri nga të kërkuarit në këtë aksion është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla për të cilin është dhënë urdhër që të merret në bisedë informative.

Siç njofton Koha.net sot prej orës 6 të mëngjesit, më shumë se dy orë, është realizuar kontroll i një ndërtese banimi në lagjen “Gradiç Pejton” në Prishtinë dhe me këtë rast është arrestuar ish-shoferi i deputetit Syla.

Sajti insajderi.com shkruan se aksioni i sotëm i madh ndërlidhet me dyshimin për organizim kriminel në të cilin dyshohen gjykatës, zyrtarë komunalë dhe zyrtarë të Agjencisë për Privatizim të Kosovës.

Artikulli paraprakPolicia e Kosovës dhe EULEX në kërkim të Azem Sylës, arrestohet ish shoferi i tij
Artikulli vijuesPripyati 3 dekada pas katastrofës së Çernobilit, një qytet fantazmë