Arrestohet një zyrtar komunal i Prishtinës dhe një i Graçanicës

Dy zyrtarë komunalë janë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një operacioni policor të zhvilluar në dy lokacione, në Prishtinë dhe Graçanicë. Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Daut Hoxha, zëdhënës për informim në PK, ka bërë të ditur për, “Kosova Press” se Drejtoria e Krimeve ekonomike, konkretisht sektori Anti Korrupsion nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, sot në orët e hershme ka realizuar një operacion policor me urdhër të gjykatës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave.

 

Sipas tij i arrestuari i parë është zyrtar në Komunën e Graqanicës, mashkull i përkatësisë serbe, ndërsa tjetri mashkull shqiptar, zyrtar në Komunën e Prishtinës.

 

Më tej Hoxha ka thënë se operacioni në fjalë është ndërmarrë në kuadër të luftimit të korrupsionit dhe dukurive tjera negative, teksa ka nënvizuar se tashmë operacioni ka përfunduar me sukses, dhe nga të arrestuarit janë konfiskuar dëshmi dhe dokumente tjera të cilat mund të përdorën në procedurat e mëtutjeshme në gjykatë.

 

“ Për detaje tjera lidhur me këtë rast do të ju njoftojmë më vonë”, është shprehur Hoxha. /Telegrafi/

Artikulli paraprakProtestë kundër së keqes së madhe
Artikulli vijuesSi iket nga Kosova për Hungari?