Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e enjte, më 24 shtator 2015.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe), në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:45, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:01, të cilit do ti prijë Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben – mesazhin do ta mbaj, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 24 shtator 2015, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.