Franca analizon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

-Franca për heqjen e sanksioneve të vendosura kundër Rusisë ka kërkuar respektimin e marrëveshjes së Minskut nga ana e Moskës.

Emmanuel Macron ministër i ekonomisë së Francës në kuadër të vizitës së tij në Rusi ka thënë se në rast se Rusia respekton marrëveshjen e Minskut, Franca do të anulojë sanksionet e vendosura kundër Moskës deri në verë të këtij viti.
Marrëveshja e Minskut u nënshkrua në shkurt të vitit 2015 me qëllim që t’i jepej fund kontestit në lindje të Ukrainës. Manuel Vales kryeministër i Francës nëntor të vitit 2015 për herë të parë ka parashtruar çështjen e heqjes së sanksioneve kundër Rusisë, pa dhënë ndonjë datë të caktuar.
Vizita e ministrit francez të ekonomisë në Rusi, konsiderohet parapërgatitje për bisedimet graduale ekonomike mes Parisit dhe Moskës.
Bashkimi Evropian, Amerika dhe disa vende të tjera perëndimore me pretekstin e ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Ukrainës kanë vendosur sanksione ndaj funksionarëve politikë, afaristëve, tregtarëve dhe kompanive ruse. Këtij veprimi Rusia i është përgjigjur me masa reciproke duke bllokuar importin e produkteve ushqimore nga Evropa, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Amerika dhe Bashkimi Evropian.
Artikulli paraprakBild am Sonntag: Refugjatët, KE do dërgojë Frontex në Maqedoni
Artikulli vijuesNorvegjia kthen emigrantët në Rusi