Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime

Nga marsi do të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve të Maqedonisë për në Kosovë dhe anasjelltas. Kjo do të ndodh pasi vendet fqinje do të firmosin marrëveshjen për lëvizje të ndërsjellë duke u shërbyer vetëm me letërnjoftime. Kushti i vetëm që parandalonte një bashkëpunim të tillë deri më tani, ishte mungesa e dokumenteve biometrike tek qytetarët e Kosovës.

Autoritetet kosovare kanë deklaruar për portalin Portalb se marrëveshja mes dy shteteve është në shqyrtim e sipër, ndërsa pritet që brenda një periudhe prej në muaji, të finalizohet nga ministri i brendshëm i Kosovës dhe homologu i vet nga Maqedonia.
“Nga dhjetori ne filluam t’i japim dokumentet biometrike. Ministri Rexhepi kishte një takim me ministren Jankullovska në dhjetor dhe një version i marrëveshjes është gati. Pritet që pasi ta shqyrtojnë grupet e ekspertëve të nënshkruhet. Nëse punët ecin mirë dhe diku nga marsi do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes” deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme të Kosovës, Fisnik Rexhepi.
Një qëndrim të tillë kanë konfirmuar edhe nga pala maqedonase. Ndryshe, Maqedonia paraprakisht ka firmosur marrëdhënie të këtij karakteri edhe me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, në të cilat shtete, qytetarët mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakMinistër, pse më pengon të shkollohem e veshur?!
Artikulli vijuesMoti i ligë vazhon shkatërrimet në Britanine e Madhe