Krahasimi i Biblës dhe Kuranit

(Bible) Në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u ç’lodh”.. (Exo . 31:17)
(Kuran)Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.. (50;38)

(Bible) Ne fillim Perëndia krijoi qiejt dhe token, pastaj krijoi driten e dites dhe errësiren e nates, pastaj bimet, dhe perfundimisht krijoi diellin dhe henen. (Genes I 1:31)
(Kuran) A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? (21:30)

(Bible) Perëndia tha : “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne” (Gen 1:26)
(Kuran) Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi. ( 42:11)
(Kuran)As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (112:3, 4)

(Bible) Deri kur do të më harrosh, o Zot? (Psalm. 13:1)
(Kuran) Zoti im nuk gabon e as nuk harron (20:25)
(Bible) Zgjohu ! Pse fle, o Zot? (Psalm. 44:23)

(Bible) Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës. (Psalm 78:65)
(Kuran)All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë.(2:255)

(Bible) Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?(Hab 1:2)
(Kuran) Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.(14:39)
(Kuran) Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.(20:7)

(Bible) “O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin (Zech 1:12)
(Bible) A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela) (Psalm 77:7,9)

(Bible) Shpresa ime ka mbaruar nga Zoti (Lamcn 3:18)
(Kuran) Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (39:53)

(Bibla) Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko!(2 nd Kings 19:16)
(Kuran) S’ ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju. (49:18)

(Bible)Zoti tha: të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; (Lcvi 26:44)
(Bible) Ti the o Zot besëlidhjen time une nuk do ta prishi…
(Kuran) Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.(30:6)

(Bible) Ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.
( 2 Sam. 22:27)
(Kuran) O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve ( 4:135)

(Bible) Zoti I tha Jezusit” Ti je biri im, sot më linde.” (Heb 5:5)
(Bible) Zoti I tha Davidit “Ti je biri im, sot më linde.” (Psalm 2:7)
(Kuran) Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.(112:1,2,3,4)
(Kuran) All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë.( 23:91)

(Kuran) Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.
Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
Dhe në ditën e kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar.(19:88……95)

(Bible) Dhe Maria i tha engjëllit: “Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?“. Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet( Luke 1:34)
(Kuran) Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.
Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”(19:20,21)

(Bible) Zoti ju tha beni israilve” çdo grua do t`i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t`ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t`i zhvishni Egjiptasit”.(Exo. 3:22)
(Bible) Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba. (Exo. 12:35)
(Kuran) Thuaju: “ All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën , a thoni për All-llahun çka të doni ?” (7:28)

(Bible) unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,(Deut , 5:9)
(Bible) Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre (Isiah 14:21)
(Kuran) …dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. (6:164)

(Bible) Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: “Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak… Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra. (Ezek. 9:5,6)
(Bible) Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: “Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve….. Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.(Num. 1:7)
(Bible) Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre..pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre, ( Num . 1:7,8)
(Bible) Moisiu u tha atyre: “Keni lënë gjallë të gjitha gratë?(Num.1:15)
(Bible) Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, (Num. 1:17)
(Bible) por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.
(Hadith) Pejgamberi a.s ka thënë:”Shkoni në luftë me përkushtim ndaj fesë së Zotit! Mos prekni gratë, pleqtë dhe fëmijët ! Përmisojeni gjithmonë gjendjen e tyre dhe tregohuni të butë me ta!Zoti I do njerëzit e sinqertë.”
( Hadith) “Mos vrisni fëmijë !Shmangni prekjen e njerëzve që ia kanë përkushtuar veten lutjes nëpër kisha! Kurr mos vrisni gra dhe pleq! Mos digjni e as mos prisni pemë! Kurr mos rrënoni shtëpi.” (shtese)

(Bible) Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit. (Roman. 3:28)
(Kuran)A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët. (29:2,3)

(Bible) Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën, dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin. (Math. 5:38)
(Kuran) Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. ( 42:40)
(Kuran)…. po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.(24:22)

Marr nga libri:” LET THE BIBLE SPEAK” by Ahmad Deedat

Artikulli paraprakMartesa e hershme e Muhamedit me Ajshen – sqarim i akuzave
Artikulli vijues“Ashtu siç shikojmë organizatën terroriste ashtu shikojmë edhe ato që mbrojnë tezat e saj”