Krasniqi: Do ta kemi Shqipërinë etnike

I njohur si akademik i shquar, lideri shumëvjeçar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, i afërt politik i Ibrahim Rugovës, Mark Krasniqi, që tanimë ka hyrë në vitin e 93-të të jetës, ka rrëfyer përvojën e tij jetësore nga periudha të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët e Kosovës, prej viteve të para pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 100 vjet më parë.

Ai insiston se herdo kur, Shqipëria do të jetë etnike, dhe Kosova do t’i bashkohet asaj.

Në një intervistë për emisionin “Pressing” të KTV-së, Krasniqi ka folur për rininë e tij zogiste, kohën e kaluar si i punësuar i administratës së okupatorit fashist, studimeve në Italinë e Musolinit, daljen në anën e partizanëve të Titos, si dhe vitet e kaluara në Beograd si i punësuar në Akademinë serbe të Shkencave dhe Arteve.

Krasniqi, në intervistë, jep edhe vlerësimet e tija për disa prej personaliteteve të historisë shqiptare dhe të Kosovës, duke insistuar se edhe sot e kësaj dite mbetet një admirues i Mbretit Zog, ndërsa meritat për lirinë që e gëzon Kosova sot thotë se më së shumti i takojnë Ibrahim Rugovës.

Edhe pse kritik i madh i sistemit të Jugosllavisë socialiste, Krasniqi e sheh me sy pozitiv liderin e shqiptarëve të Kosovës të asaj kohe, Fadil Hoxhën, ndërsa insiston se herdo kur, Shqipëria do të jetë etnike, dhe Kosova do t’i bashkohet asaj.kohaislame

Artikulli paraprakMaska të thjeshta për llojet e ndryshme të lëkurës
Artikulli vijuesPritet një bashkim LDK-LDD