Krasniqi në “luftë” me SHIK-un

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, ka “hapur luftë” në shumë fronte brenda partisë së tij, dhe atë kryesisht me anëtarë të ish- Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Kështu thonë analistët politikë, sipas të cilëve përçarjet nga pakënaqësitë e ndryshme brendapërbrenda partisë së kryeministrit Hashim Thaçi së fundi nuk po mund të menaxhohen dhe të mbahen fshehtë nga opinioni.

Në dy seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi është përplasur me deputetët e partisë së tij.

Derisa ka folur kundër privatizimit, ai ka thënë se ky proces nuk mund të kalojë nëpër duart e atyre personave që kanë ardhur në Kuvend të Kosovës në saje të votave të vjedhura, ndërsa ka theksuar se legjislatura dhe ekzekutivi përbëhen nga personat e tillë, shkruan “Zëri”.

Një ditë më vonë ai është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, veprim ky që ka nxitur deputetët e kësaj partie që të largohen nga salla e Kuvendit dhe të shkaktojnë mungesë të kuorumit.kohaislame

Artikulli paraprakRikthehen në Bruksel për menaxhimin e kufijve
Artikulli vijuesPakicat duan të ruajnë ulëset e rezervuara në Kuvend