Krasniqi: Të rritet cilësia e prodhimeve bujqësore

Ka shumë tregime të fermerëve dhe agro-bizneseve kosovare që po eksportojnë nëpër Evropë dhe në vende të tjera. Por, mbetet ende shumë punë për tu bërë për të rritur prezencën e prodhimeve bujqësore “Made in Kosova”, si në tryezat kosovare ashtu edhe në tregun ndërkombëtarë.

“Mundësitë po rriten çdo ditë, por për këtë ne duhet të punojmë më shumë, bashkë me fermerët”, thotë në intervistë për Gazetën Fjala, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.
I pari i bujqësisë në vend, flet nevojën e përmirësimit të cilësisë së prodhimit në sektorin më të mbështetur financiarisht nga buxheti i shtetit dhe për barrierat me të cilat përballen fermerët kosovarë dhe kushtet që ju ofron shteti atyre për të prodhuar produkte konkurruese me importin.

Krasniqi, tregon për Gazetën Fjala se fragmentimi i tokës, mos edukimi i mirëfilltë për mënyrat moderne të kultivimit të grurit, makineria jo e avancuar, por edhe mungesa e interesimit primar për grurin janë disa nga arsyet që Kosova nuk arrin të siguroj bukën e vet tash e 15 vite.

Ai rrëfen edh për dyshimet e ngritura për manipulime me subvencionet në bujqësi dhe mundësinë e ndryshimit të strategjisë së përkrahjes së këtij sektori.
Përveç kësaj thotë se po punojnë në evitimin e barrierave tregtare me Shqipërinë që të mos përsëriten bllokadat e ndërsjella të viteve të mëparshme. Vendosja e barrierave, sipas tij, rëndom ndikon në ndërmarrjen e masave reciproke, që nuk e ndihmojnë tregtinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Nga viti në vit, në veçanti pas fillimit të mbështetjes përmes subvencionimit, është rritur sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë dhe me kultura të tjera bujqësore. Kjo ka ndikuar që të arrijmë deri te niveli i sotëm kur prodhimi vendor i grurit siguron rreth 80 % të nevojave të konsumit.

Natyrisht, sfidat si fragmentimi i tokës, mos edukimi i mirëfilltë për mënyrat moderne të kultivimit të grurit, makineria jo e avancuar, por edhe mungesa e interesimit primar për grurin kanë qenë disa nga arsyet që të kemi këtë përqindje, e cila megjithatë është e kënaqshme.

Ne presim këtë vit të kemi rreth 300 mijë ton grurë te prodhuar dhe na duhen edhe rreth 100 mijë për të plotësuar nevojat e konsumit.
Përkthyer në sipërfaqe, I bie që te kemi nevojë vetëm edhe për rreth 25 mijë hektarë të mbjellë me grurë. Por, duhet theksuar se edhe nëse ne i plotësojmë 100 për qind nevojat me prodhim vendor, fermerët tanë, nëse gjejnë mundësi të mira mund ta eksportojnë grurin, që i bie se edhe ne kushte të tilla mund të kemi nevojë për import”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Fjala.

Krasniqi ka folur edhe për barrierat me Shqipërin sa i përket shkëmbimeve tregtare.

“Jam i vetëdijshëm për këtë dhe takimi im i parë me një homolog jo rastësisht ka qenë me ministrin Panariti. Me të kemi diskutuar shumë gjëra dhe më vjen mirë që pajtimi ynë ka qenë që një herë e mirë të eliminohen barrierat e tilla. Ne po punojmë ngushtë që këto probleme të mos përsëriten më, sepse nuk janë në vullnetin e dy qeverive tona dhe ne besojmë se kështu do të ndodhë. Ne kemi nënshkruar në parim një marrëveshje bashkëpunimi, në mbledhjen e sivjteshme të dy qeverive dhe jemi duke punuar konkretisht në bashkëpunimin tonë. Me Shqipërinë ne duhet të kemi partneritet strategjik dhe po punojmë intenzivisht që të kemi marrëveshje konkrete për unifikim të standardeve të cilësisë për një gamë të madhe të produkteve që do të ndikojë për të mirë për dy vendet tona”, ka thënë i pari i Bujqësisë kosovare.kohaislame
Artikulli paraprakBanorët e kundërshtojnë ndërtimin e murit në Hungari
Artikulli vijuesUP s’ka më privilegje për familjarët e kategorive të luftës