Kreatorja e burkinit tregon se pse krijua kjo veshje: 40 për qind e blerëseve nuk janë myslimane

Reagime të mëdha u nxitën në rrjetet sociale, nga fotoja e publikuar në mediat franceze që shfaq katër policë të armatosur, të cilët një gruaje myslimane në plazh i kërkojnë të heq pjesë të burkinit. Kjo veshje e grave myslimane, nga gushti është i ndaluar në pesëmbëdhjetë qytete franceze. Ndalimi erdhi nën pretekstin se burkini fyen moralin dhe sekularizmin dhe se provokon pjesën tjetër të komunitetit pasi “haptas shfaq fenë në emër të së cilës janë kryer sulme terroriste në Francë”.

Por, kreatorja e burkinit, Ahed Zanetti, kundërshton pretendimet e politikanëve francezë, duke thënë se veshja është krijuar që gratë myslimane të sigurojnë liritë në sport, rekreacion dhe integrim në shoqërinë perëndimore, transmeton Telegrafi.

Meqë burkini u bë i padëshiruar në shumë qytete franceze, shumë gra myslimane e veshin atë pavarësisht se përjetojnë situata të pakëndshme në plazhe.
Zanetti burkinin e parë e ka bërë më 2004 për mbesën që donte të merrej me netball (një lojë e ngjashme me basketbollin). Edhe pse fillimisht, për shkak të hixhabit (shalleve të kokës të cilat mbulojnë flokët, qafën dhe veshët) u tha se nuk mund të jetë pjesë e ekipit, së shpejti u ndryshua vendimi. Por, doli se veshja tradicionale myslimane është jashtëzakonisht jopraktike për sportet. Por, mbesa e saj donte merrej me këtë sport dhe në të njëjtën kohë nuk donte të hiqte hixhabin sepse e konsideronte si manifestim personal të modestisë, intimitetit dhe moralit. Kështu, ajo e ka menduar një zgjidhje që do të pajtonte dy gjëra vështirë të pajtueshme. Zanetti u hodh në kërkim të veshjeve adekuate sportive që përshtaten me veshjen e myslimanes tradicionale dhe kështu u krijua burkina.

Por, kjo risi në veshje nuk ka reduktuar keqkuptimet e shoqërisë, ndaj ka vendosur të japë kuptimin e saj. Zanetti thotë se ajo është veshje që simbolizon një jetë të shëndetshme dhe lirinë e zgjedhjes.

“Në këtë mënyrë vajzat duan të integrohen në shoqëri, të merren me sport – pa ‘shikime dhe paragjykime nënçmuese’ – duke qenë të barabarta. Çdo grua ka të drejtë të vesh rrobat që dëshiron, pa ndalesa dhe dënime. Burkina mund të veshin edhe gratë që vuajnë nga kanceri i lëkurës, apo ato që porsa kanë lindur e nuk ndihen të rehat në bikini”, thotë ajo duke shtuar se shitjet tregojnë se 40 për qind e blerëseve nuk janë myslimane. “Edhe hebrenjtë, edhe mormonët, e edhe murgeshat budiste i porositin”.

Artikulli paraprakRegjimi sulmon tendën ku priteshin ngushëllimet në Halep, 20 të vdekur
Artikulli vijuesKapet në aeroport duke shkuar në Siri 17 vjeçari nga Gjilani