Vladimir Putin fiton 118.531 euro pagë vjetore (më pak se 9 milionë rubla) , thuhet në një hartë të pronës së presidentit rus.
Kremlini ka publikuar kartat pronësore të kryetarit të vendit dhe të anëtarëve të kabinetit të tij, në të cilat zbulohet se paga vjetore e presidentit rus është rritur për 16.000 euro në krahasim me vitin 2014, transmeton Telegrafi.
Përveç pagës vjetore, presidenti rus ka një apartament prej 77 metra katrorë, garazh prej 18 metra katrorë dhe një parcelë prej 1.500 metra katrorë.
Në kartën e deklarimit të pasurisë, thuhet se Putin shfrytëzon një apartament prej 153 metra katrorë dhe garazhin prej 18 metra katrorë, të cilat nuk janë në pronësi të tij.
Sa i përket veturës, presidenti i Rusisë është pronar i tre veturave: dy “Vollga” GAZ M21 (oldtimer) dhe një “Lada Niva”.
Përveç kësaj, ai zotëron edhe një rimorkio të markës “skif”.