Krijohet karikuesi që infekton smartfonët e Apple

Një grup kërkuesish nga Instituti Teknologjik në Xhorxhia pretendojnë se kanë krijuar një karikues për iPhone që mund të instalojë kode dashakeqëse për pajisjet e Apple, duke i lejuar keqbërësit të sulmojnë, raporton Forbes.

Këta kërkues do ta prezantojnë pajisjen në konferencën “Black Hat” në fund të korrikut në Las Vegas. “Pavarsisht mbrojtjes së iOS ne injektuam një softuer në pajisjen e Apple që punonte me sistemin e fundit operativ”, përshkruhej në fjalimin e kërkuesve.

Të gjithë përdoruesit janë infektuar. Karikuesi i infektuar përdorte BeagleBoard, një kompjuter me një bord me kod të hapur, 45 $.

Kërkuesit e zgjodhën këtë për të treguar se sa lehtë mund të infektohen karikuesit që duken si të pamundur për të infektuar përdoruesit. Kërkuesit nuk dëshirojnë të ndajnë shumë detaje rreth këtij zbulimi, por ata thanë se kanë komunikuar me Apple për këtë dobësi të mundshme. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakUshtari amerikan qe vrau 16 civilë afgan pranon fajësinë
Artikulli vijuesRegjimi sirian fillon korruptimin e të rinjve