Krijohet Këshilli i Përbashkët i Muslimanëve në SHBA dhe Europë

Në një takim të mbajtur në Washington nga Këshilli i Organizimeve Muslimane (USCMO) në SHBA është vendosur krijimi i Këshillit të Përbashkët i cili do të përfshijë muslimanët në SHBA dhe Europë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në organizimin i cili mbahet për herë të parë në Amerikë duke u mbledhur njerëz nga vende të ndryshme nga Britania, Turqia, Gjermania e deri nga Kanadaja u realizuan konferenca dhe seminare, ku u diskutuan çështje si rritja e retorikave islamofobe dhe integrimi i muslimanëve në shoqërinë perëndimore.

Në një deklaratë për shtyp të bërë pas takimeve të mbajtura tre ditore u theksua se vendimet e përbashkëta u pranuan nga pjesëmarrësit si “Deklarata e Washingtonit”.

Në deklaratë thuhet se: “Liderët pjesëmarrës në takim, kanë shprehur nevojën për krijimin e një organizate që mbulon botën perëndimore”. Gjithashtu në deklaratë theksohet se Këshilli që do të krijohet do të kryejë punime për integrimin e muslimanëve në shoqërinë ku ata jetojnë si dhe ngritjen e një organizate ombrellë për integrimin në shoqëri dhe politikë dhe arsimimin e muslimanëve.

Në konferencën e mbajtur në Washington morën pjesë shumë liderë, akademikë dhe drejtues të organizatave të shoqërisë civile.

Kryetari i USCMO, organizatore e programit, Usame Xhemal, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, ka pohuar se: “Në lidhje me këtë palët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm, edhe ne si muslimanë me një ndjenjë të Umetit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Në fjalën e tij Xhemal ka deklaruar se këshilli do të përfshijë muslimanët e Europës dhe të Amerikës dhe ka vlerësuar se: “Çështja e integrimit të muslimanëve në Perëndim na del përballë si një diskutim i madh, dhe ne mendojmë se është më e përshtatshme që njerëzit që jetojnë brenda këtij komuniteti të diskutojnë se çfarë mund të bëhet për këtë”.

Artikulli paraprakËshtë i palëvizshëm, mirëpo sexhden nuk e ndal (Video)
Artikulli vijuesNë moshën 50 vjeçare bëhet hafiz i Kuranit për një vit