Digjet autobusi në Pakistan, 11 të vdekur

Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi i cili transportonte dasmorët në rajonin Hayrpur Natan Shah të Pakistanit kanë humbur jetën 11 persona
 
Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi i cili transportonte dasmorët në rajonin Hayrpur Natan Shah të Pakistanit kanë humbur jetën 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë, mësohet se autobusi i cili transportonte dasmorët në rajonin Hayrpur Natan Shah ka rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë elektrik i cili është këputur nga shtylla, ku ka shkaktuar flakë në autobus.
 
Sipas raportimeve fillestare mësohet se kanë humbur jetën 11 persona, 7 prej tyre gra dhe 3 fëmijë, ndërsa janë plagosur afërsisht 40 të tjerë. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet në rajon.
 
Kryeministri i vendit, Navaz Sherif, në një deklaratë ka shprehur ngushëllimet për të afërmit e atyre që humbën jetën.
Artikulli paraprakSë shpejti automjetet me thirrje automatike për policinë
Artikulli vijuesIndustria fitimprurëse e Islamofobisë (pj.1)