Krim makabër në një familje në Vlorë, xhaxhai i pret kokën nipit 12-vjeçar

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, ku xhaxhai i ka prerë kokën nipit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë dhe dyshohet se xhaxhai që ka kryer krimin makabër ka probleme mendore.
Sipas të dhënave paraprake, përcjellin mediat shqiptare, bëhet e ditur se, Jorgo Zani i ka prerë kokën nipit Andrea Zani 12 vjeç.

Fillimisht u lajmërua se një person me kokë të prerë është gjetur në rrugicat e fshatit dhe grupi hetimor ka shkuar në vend ngjarje.

Artikulli paraprakThaçi, Biden: Pa e kaluar demarkacionin, s’ka të ardhme evropiane
Artikulli vijuesAlarmante: Për shtatë muaj, 700 kosovarë të diagnostikuar me kancer