Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në konferencë për media me Zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
“20 vite më parë kur përballeshim me shfarosjen nga shteti i Serbisë, senatori i atëhershëm, Joe Biden, u bë zëri ynë”, theksoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media me Bidenin.
Ai tha se është nder i madh për të që Biden viziton sërish Kosovën.
“Kosova, tani si shtet i pavarur dhe sovran, e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ne kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar më tej ai.
“Ne e kemi për detyrë që t’i japim një dinamikë të re dialogut me Serbinë që sa më shpejtë të arrijmë deri te pajtimi mes dy popujve tanë. Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodhë”, shtoi ai.
“Ju siguroj se edhe çështja e demarkacionit do të përmbyllet shpejtë. Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit të Kosovës do ta forcojë shtetësinë tonë, duke i hapur rrugë të sigurt integrimit euro-atlantik dhe lëvizjes pa viza”.
“Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota, apo e lënë anash edhe nga SHBA-të, edhe nga Brukseli, nuk mund të kërkojmë ndihmë nga askush nëse s’i kryejmë detyrat tona”, u shpreh Thaçi në konferencën për media me Bidenin.
You Might also Like
Isa Mustafa: Vrasja e Smajl Hajdaraj është humbje për gjithë Kosovën
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar sot, në 17 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit…
By
Redaksia
1 Min Read
Shkencëtari sirian-refugjat, emocionon presidentin Obama (Foto)
Themeluesi dhe fotografi i një prej faqeve më të pëlqyera në Facebook “Humans Of New…
By
Redaksia
3 Min Read
”The Conversation”: Maqedonia është shndërruar në një serial filmik të korruptuar
Portali akademik, ‘’The Conversation’’, me seli në Australi dhe Britani të madhe, e ka publikuar…
By
Redaksia
2 Min Read
BE: Nuk besojmë që liberalizimi do të ndodh para vitit 2014
Komisioni Evropian ia ka dhënë më në fund Kosovës Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me…
By
Redaksia
1 Min Read
Dëshmitari shqiptar në gjykimin e Oliver Ivanoviqit: Ka kaluar kohë e gjatë, nuk më kujtohet!
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku po gjykohet lideri serb Oliver Ivanviq, sot ka dëshmuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Qindra akademikë britanikë reagojnë kundër Planit të Islamofobisë në Mbretërinë e Bashkuar
Qindra akademikët britanikë thonë se Akti i Ri Kundër-Terrorizmit dhe Akti i Sigurimit vetëm se…
By
Redaksia
2 Min Read
