Krimi në rritje

Në Emergjencën e QKUK-së 4 persona kanë vdekur për gjashtë muajt e parë të vitit, shkaku i përdorimit të armëve.

Derisa në shtatë muajt e parë të vitit, në Kosovë, sipas Policisë, janë evidentuar 4 raste të vdekjeve më shumë sesa një vit më parë

Numri i pacientëve që lëndohen me armë të zjarrit apo edhe me armë të ftohta e që kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së është jo i vogël.

Spitali i vetëm në Kosovë që ofron ndihmë mjekësore emergjente të nivelit terciar, për gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ka trajtuar 207 persona me lëndime nga armët e zjarrit, si dhe armët e ftohta. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohore edhe katër pacientë tjerë kanë ndërruar jetë, derisa nuk kanë arritur të mbijetojnë nga plagët që kanë marrë si rezultat i armëve.

Këto statistika janë konfirmuar nga Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së.

Artikulli paraprakLËSHOHET URDHËR-ARREST NDËRKOMBËTAR PËR LUTFI DHE ARBAN DERVISHIN
Artikulli vijuesPseudokisha duhet hequr