Pak luftëra në historinë Islame kanë qenë aq vendimtare sikur pushtimi musliman i Gadishullit Iberik më 719.Një ushtri e vogël muslimane arriti në brigjet jugore të Iberisë në vitin 711 dhe më 720 pothuajse i tërë gadishulli ishte nën kontrollin musliman.Disa njerëz dëshirojnë ta përkufizojnë këtë pushtim si një nga pushtimet muslimane më imerialiste dhe më agresive ndaj popullatës krishtere duke ushtruar mbi ta fuqi dhe terror.
E vërteta ,sidoqoftë është larg nga kjo.Ky është një konflikt shumë kompleks që nuk mund të përkufizohet lehtësisht me termat si ”Islami vs Krishterimi” ose “Lindja vs Perëndimi”.Historia e pushtimit musliman në Spanjë është ajo e drejtësisë ,lirisë dhe tolerancës fetare.Të kuptuarit e vërtetë rreth pushtimit të Iberisë nga muslimanët është kritike për të kuptuar historinë e mëvonshme të pluralizmit fetar të parë gjatë gjithë historisë së Spanjës muslimane-Andaluzisë.
Krishterët Unitarianë
Për të kuptuar plotësisht konfliktin, ne duhet të kthehemi qindra vjet para lindjes së Profetit Muhamed ﷺ në 570. Ne duhet të kuptojmë një ndarje vitale brenda komunitetit të krishterë në vitet pas Profetit Jesus (Isai a.s). Ndërsa sot pothuajse të gjithë të krishterët besojnë në një koncept të quajtur Trinitet, kjo nuk është gjithmonë një rastësi. Triniteti është një besim ku Perëndia ka tri pjesë – Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjtë. Jezusi përshkruhet si Biri i Perëndisë, dhe kështu një pjesë e vetë Perëndisë. Ky besim filloi të dal gjatë kohës së Palit, një misionar i cili paraqiti idenë për të bërë Krishtërimi shumë popullor në mesin e Perandorisë Romake politeiste në vitet 40-60 pas Krishtit.Ky ndryshim i ri në besim ishte shumë shqetësues pë rata që e ndoqën mesazhin e vërtetë të monoteizmit dhe përkushtimin ndaj Zotit. Shumë shpejt u shfaqën dy grupe në Kishën e hershme krishtere – ata që e pranuan Jezusin si Birin e Perëndisë (Trinitarët), dhe ata që thjeshtë e pranuan atë si profet (unitarianët).
Për qeverinë romake,dallimi në mes të dy grupeve nuk kishte rëndësi.Të dytë,Trinitarianët dhe Unitarianët janë shtypur në dekadat e hershme të epokës pas vdekjes së Krishtit.E gjithë kjo ndryshoi në fund të viteve 200 dhe në fillim të viteve 300 pas Krishtit.Gjatë kësaj kohe një predikues Unitarian,Ariusi filloi të grumbullojë një numër të madh pasuesish në Afrikën Veriore.Ai predikonte faktin njëshmërisë së Zotit dhe faktin se Jezusi ishte i dërguar i Tij dhe jo biri i Tij.Si I tillë ai u kundërshtua ashpër nga ithtarët e Trinitetit dhe u sulmua nga ata dhe të cilët e shpallën si të çmendur.Megjithë kundërshtimin e tyre ,bindjet e tij përfshinë Libinë dhe gati gjithë Afrikën Veriore.
Në këtë kohë ,perandor romak ishte një njeri me emrin Konstandin.Ai është më I njohuri për reformat gjatë rënies së Perandorisë Romake.Ai shkoi në kryeqytet,në Konstandinopojë(Stambollin e sotëm) dhe u mundua t’i mposhtë disa fise barbare të cilat po e sulmonin Romën nga veriu.Kur Konstandini shkoi në Konstandinopojë(të cilin e emëroi kështu më vonë),aiu informua për Kishën Katolike Trinitare,e cila I tha këtij se nese konvertohet në të krishter atij do t’I faleshin të gjitha mëkatet.Pasi u konvertua ,ai e kuptoi se mund ta përdorte Kishën katolike për ta forcuar veten politikisht.Kështu ai filloi ta përkrahë Trinitetin Katolik dhe t’i shtypë Unitarianët,si të tillë edhe Auriusin. Përgjatë kësaj kohe ,Këshilli i Nikesë u mblodh më 325.Qëllimi ishte për të zgjidhur më në fund nëse është apo jo Jezusi biri i Perëndisë.
Natyrisht,përfundimi i Këshillit ishte se Jezusi ishte pjesë e Perëndisë dhe Biri i Tij dhe kushdo që e mohonte këtë do të përjashtohej nga Kisha Katolike.Unitarianët,të cilët ishin nga tani një shumicëfortë e popullësisë në Afrikën e veriut dhe në Gadishullin Iberik,u ndaluan kështu dhe u detyruan ta praktikojnë besimin e tyre në fshehtësi.Konstandini madje urdhëroi që të gjitha dokumentet Unitariane të digjeshin dhe Auriusi të dëbohej.
Hyrja e Islamit në Spanjë
Kjo shtypje e Unitarianëve vazhdoi deri në të 600-tat,kur një forcë e re,Islami ,u bë i njohur në Gadishullin Arabik.Kur ushtritë muslimane filluan të shfaqeshin në skajet e Perandorisë Romake,Unitarianët e Afrikës së Veriut kuptuan se kanë shumë të përbashkëta me këtë fe të re.Të dy palët besonin në njëshmërinë e Zotit.Të dy palët besonin se Jezusi ishte profet.Të dy palët besonin se qëndrimi i Trinitetit dhe Kishtës Katolike ishte një risi që duhej kundërshtohej.Si të tillë ata e kuptuan se Islami ishte një përfundim i mësimeve origjinale të jezusit kështu që shumica e Afrikës Veriore u konvertuan në Islam brenda viteve 600.
Perandoria e re muslimane, e cila drejtohej nga Dinastia Umajad nga 661-750, shtrihej nga Oqeani Atlantik në perëndim,në kufijtë e Indisë në lindje,më pak se 100 vjet pas vdekjes së Profetit Muhamed ﷺ.Tregimet për drejtësinë dhe barazinë e muslimanëve u përhapën me shpejtësi përtej kufijëve Muslimanë,veçanërisht në Gadishullin Iberik.Në vitet e hershme të viteve 700 Iberia ishte e kontrolluar nga një mbret vizigot,Roderiku,I cili shihej si një tiran nga popullii i tij.Ai vazhdoi politikën romake të Trinitetit dhe u përpoq të imponojë bindjet në popullatë,të cilët ishin me shumicë Unitariane.Historianët muslimanë,si Ibn Halduni ,tregojnë legjendën e një fisniku Iberian në Afrikuën Veriore,Juliani,i cili shkoi te njëri nga udhëheqësit ushtarak muslimanë në Afrikën e veriut,Tarik ibn Zijad dhe kërkoi nga ai që t’a përmbyste Roderikun. Përveç kësaj që kishte qenë një tiran shtypës, Roderiku kishte rrëmbyer dhe përdhunuar vajzën e Julianit.
Kështu që ,më 711 ,Tariku udhëhoqi një ushtri prej disa mijëra ushtarëve për në bregun jugor të Gadishullit Iberik.Pas disa përleshjeve të vogla ,ai u takua me pjesën më të madhe të ushtrisë së Roderikut në betejën Guadalete më 19 korrik 711.Rezultati ishte fitorja vendimtare e Tarikut dhe vdekja e Roderikut.Me rënien e kërcënimeve Vizigote,ushtritë muslimane ishin në gjendje për të pushtuar pjesën tjetër të gadishulliit brenda 7 viteve të ardhshme.
Unitarianët dhe muslimanët
Historia e përshkruar më sipër, se si muslimanët u organizuan për ta pushtuar Spanjën duket thjeshtë shumë e pamundur.Një ushtri prej pak mijërave mund të shpresoj pak që ta pushtojë një vend të tërë prej 582000 km2 në vetëm 7 vite.Megjithatë,duke pasur prezencën e Unitarianëve,kjo e bënë me shumë kuptim.Kur muslimanët arritën në Iberia më 711,Unitarianët ishin shumë të lumtur për të ndihmuar vëllezërit e tyre në monoteizëm kundër qeverisë shtypëse Trinitariane.Për këtë arsye ,pas betejës kryesore kundër Roderikut,shumica e qyteteve dhe qytezave të Spanjës hapën dyert e tyre për Tariqun pa luftë.Muslimanët ofruan vetëm një sistem ligjor,lirinë për të praktikuar fenëdhe heqjen e taksave shtypëse dhe të padrejta. Nuk është çudi që ushtria e Tarikut ishte në gjendje për të pushtuar gjithë gadishullin me një ushtri të vogël në disa vjet.
Pushtimi musliman i Spanjës nuk duhet të shihet si një pushtim i huaj dhe nënshtrim i popullësisë vendase, thënë më mirë ,ky pushtim ishte një kryengritje e katolikëve Unitarianë (të ndihmuar nga muslimanët), kundër një qeverie shtypëse Trinitare. Ushtritë muslimane ishin posaçërisht të ftuara në Spanjë për ta larguar shtypjen dhe për ta vendosur drejtësinë, të cilën ata e arritën në bashkpunim me vendasit. Me përpikshmëri dhe një moral të drejtë , muslimanët fituan qindra mijëra konvertime në Islam. Sigurisht, ngjajshmëria në besim në mes muslimanëve dhe unitarianëve kontriboi në masë të madhe në konvertimin e popullësisë së Liberisë në Islam. Brenda 200-300 viteve të pushtimit fillestarë, më shumë se 80% e popullatës në Spanjë u bë muslimane,që numëronte mbi 5 milionë njerëz,shumica prej këtyre ishin njerëz me origjinë spanjolle të cilët stergjyshërit i kishin të konvertuar dhe jo emigrantë.
Bibliografia
‘Ata ur-Rahim, Muhammad. Jesus: Prophet of Islam. Elmhurst, New York: Tahrike Tarsile Quran, Inc. , 1991. Print.
Carr, Matthew. Blood and Faith: The Purging of Muslim Spain. New York: The New Press, 2009. Print.
Khaldun, Ibn. Tarikh Ibn Khaldun. Beirut: Dar al-Fikr, 1988. Web. http://shamela.ws/index.php/book/12… .
Përktheu dhe Përshtati
Galdim Thaqi