Kriza e urisë në Madaya të Sirisë, popullata e rrezikuar nga sëmundjet

Ndihmat e ardhura në këtë qytet me rreth 40 mijë banorë dhe që ndodhet në perëndim të Damaskut janë të pamjaftueshme pasi regjimi i Asadit dhe milicët e Hizbullah nuk lejojnë hyrjen e tyre edhe pse kjo gjë është pjesë e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve

DAMASK (AA) – HALIT SULEYMAN/ERSEN AKYILDIZ – Populli i Madaya-s po lufton kundër urisë prej 8 muajsh, që kur regjimi i Asadit dhe milicët e organizatës Hizbullah mbajnë të rrethuar këtë rajon, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ndihmat e ardhura në këtë qytet me rreth 40 mijë banorë dhe që ndodhet në perëndim të Damaskut janë të pamjaftueshme pasi regjimi i Asadit dhe milicët e Hizbullah nuk lejojnë hyrjen e tyre edhe pse kjo gjë është pjesë e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve.

Populli i Madaya-s është përballë sëmundjes Kwashiorkor e cila vjen si pasojë e ushqyerjes së çrregullt. Që nga fillimi i këtij viti në këtë qytezë kanë hyrë vetëm tre herë ndihma humanitare të cilat nuk kanë qenë aspak të mjaftueshme.

Muhamed Dervish i cili është doktor në këtë qytet thotë se kjo sëmundje e cila shfaqet si pasojë e ushqyerjes së çrregullt çon në gjendje këputjeje dhe fryrje të barkut.

Artikulli paraprakPërfundon stërvitja e përbashkët e 20 vendeve në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesPresidenti azerbejxhanas: Nuk mund t’i ndalni njerëzit që ikin nga konfliktet