Një ditë para festës së Kurban Bajramit Tetova gjallëron.Thuhet se kjo gjallëri tashmë ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe se njerëzit më pak harxhojnë. Kriza ekonomike ka bërë të veten. Në vendin e caktuar për shitjen e kurbanave edhe sot vërrehej një gjallëri e veçantë. Shumica ishin aty vetëm për të parë kurse të rrallë ata që dëshironin të blejnë ndonjë kurban. Shitësit thonë se interesimi dhe blerja kanë rënë ndjeshëm.Blerësit,nga ana tjetër,ankohen në çmimet e larta të kurbanave, njofton tv art.
Si zakonisht me rastin e kësaj feste edhe organizata të ndryshme humanitare organizojnë prerjen e kurbanave për të shpërndarë mishin për familjet nevojtare. Duket se sivjet edhe organizime të këtilla humanitare ka shumë pak.Kriza ekonomike, kursimi apo diçka tjetër,por,viti – vitit nuk i ngjan.