Kriza me refugjatët, Besimi vizitë në Turqi

Zv/kryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot qëndroi për vizitë pune një ditore në Republikën e Turqisë, gjatë së cilës realizoi një takim pune me ministrin e integrimeve evropiane dhe kryenegociatorin për anëtarësimin e Turqisë në BE, Vollkan Bozkër.

Zëvendëskryeministri theksoi marrëdhëniet e mira miqësore dhe bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë dhe shprehu interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në tema të interesit të përbashkët.

Besimi theksoi se Maqedonia bën përpjekje të vazhdueshme për realizimin e rekomandimeve të cilat dalin nga Raporti i fundit i Këshillit të Evropian për Maqedoninë dhe reformat urgjente prioritare në krijimin e një klime për zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në fokus të bisedave ishte kriza aktuale dhe koordinimi i aktiviteteve në shtegun drejt Ballkanit Perëndimor. Besimi theksoi se Maqedonia si vend transit i refugjatëve, ata i trajton në mënyrë humane duke i praktikuar  të gjitha detyrimet ligjore ndërkombëtare dhe është i hapur për bashkëpunim dhe qasje koordinative.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se Turqia ka rol kyç në krizën e migrantëve dhe padyshim se është urrë mes këtij problemi global dhe zgjedhjeve të mundshme. Koordinimi i aktiviteteve me Bashkimin Evropian në lidhje me këtë krizë, duhet që sa më shpejtë të jep rezultate konkrete.

Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Besimi potencoi se Republika e Turqisë është një ndër partnerët tanë më të afërt dhe mbështetësi në procesin e integrimeve euro atlantike. Bashkëbiseduesit ranë dakord për zbatimin konkret të Protokollit ekzistues  për bashkëpunim në fushën e eurointegrimeve, duke përfshirë edhe përdorimin e fondeve të BE-së mes IPA-s  dhe shkëmbimin e përvojave për sistemin e zbatimit të të njëjtave.

Artikulli paraprakLëvizja BESA pas takimit me PPD-në: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e vullnetit politik
Artikulli vijuesFëmijët kalojn natën pa ushqim, sëmundja e ka kapluar familjen nga Gostivari!