Arrestohet 51 vjeçari që abuzoi seksualisht me fëmijë, policia shpëtoi 12 vajza të mitura

Një burrë nga Pennsylvania, po përballet me akuza pasi u përfshi në sulme të rënda seksuale.

Sipas autoriteteve policore, burri u gjet duke jetuar me 12 vajza duke përfshirë këtu një 18 vjeçare me dy fëmijë të cilët i lindi me të, njofton Klan Kosova.

Policia në Bucks County, arrestoi Lee Kaplan, 51 vjeçar të enjten, ndërkaq thuhet se vajzat që jetonin me të arrestuarin, radhiteshin nga 6 muaj deri në 18 vjet.
Ndërkaq sic shkruan CNN, lidhur me këtë rast, kanë arrestuar edhe prindërit e 18 vjeçares e të cilët ndan rrëfimin duke thënë se ata e dhuruan vajzën e tyre tek Kaplan, për t’i ndihmuar ata në vështirësitë financiare, njofton Klan Kosova.

Vajza ishte vetëm 14 vjeçare kur lindi fëmijën e parë.

Kaplan u akuzua për sulm seksual ligjor, trafikim të të miturve, sulme të provokuara të pahijshme dhe kontakte të paligjshme me një të mitur.

Ndërkaq prindërit e 18 vjeçares janë akuzuar për rrezikim të mirëqenies së fëmijëve dhe për disa ankesa të tjera penale të paraqitura në polici.

Artikulli paraprakLlapjanëve u dëmtohen veturat, derisa falnin teravitë te Xhamia e Vjetër (Foto)
Artikulli vijuesOrtodoksët të përçarë në mes vete