Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, pas darkës së mbrëmshme joformale të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, dha deklaratë shokuese se “IRJ e Maqedonisë do të marrë ndihmë me vlerë prej 700 miliardë euro nga BE-ja për ballafaqim me krizën”, njoftoi korrospodenti i MIA-s nga Brukseli.
Kjo shkaktoi habi, por edhe konfuzion në shoqërinë e Maqedonisë, por sot, Komisioni Evropian e ka korrigjuar kryetarin e vet se, megjithatë, Brukseli nuk planifikon me aq para t’i ndihmojë Maqedonisë.
Por, nga Eurokomisioni sot thonë se njeriu i parë i KE-së ka bërë “gabim gjuhësor” gjatë kumtimit të shumës së parave për ndihmë të Republikës së Maqedonisë.
Zëdhënësja e tij Mina Andreeva sot tha se megjithatë, nuk bëhet fjalë për shumë aq të madhe, por vetëm për 17 milionë euro ndihmë, të cilat Maqedonia, do t’i ndajë me Serbinë.
Siç kumtoi dje MIA, Eurokomisioni përmes fondit për “Menaxhim me krizën e refugjatëve: Masa operative, buxhetare dhe ligjore në kuadër të Agjendës evropiane për migrim”, propozoi deri te Këshilli, ndërsa mbrëmë shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së atë edhe e miratuan, që Turqisë t’i ndahen një miliardë euro, ndërsa Maqedonisë dhe Serbisë 17 milionë euro ndihmë për ballafaqim me krizën me refugjatët.